Si të lahen dhëmbët?
Përdorimi i florit

Hapat e para me PT
Proteza dhe bakteret
Higjiena e PT

Dhëmbë të ri apo....



Orari i punës:
8.00 - 20.00 

Higjienë dhe pastërti në ambient komodë
E klimatizuar!


Afati i dorëzimit të punimeve protetike është 2-5 ditë, por në raste urgjente dhe me marrëveshje për 24 orë!

Ecstasy për shërim?

Simptomet e sëmundjes së Parkinsonit janë të njohura si: stagnimi i muskujve, lëvizja e dobët, dridhje e pa kontrolluar të cilat aktivitet e përditshme i bëjnë të vështira.
Ato janë rezultatet të shkatrrimit progresiv të neuroneve të cilat lirohen nga dopamina në trurin e mesëm. Nuk ka ende ndonjë ilaç i cili mund plotësisht të shërojë këtë sëmundje. Shërimi i deritanishëm është marrja e deritanishme e dopaminës si L-Dopa në formën e tabletave.
Edhe pse në fillim shërimi ka sukses, pas një kohe ato bëhen të pavlefshme.
Në studimet më të reja të publikuara në revistën PLos Biology, Tatyana Sotnikova dhe kolegët e saj nga universiteti Duke kanë krijuar modelin e miut i cili tregon shumë simptome të sëmundjes së Parkinsonit dhe mund të shërbejë si model i kafshëve për hulumtimin e barërave kundër sëmundjes së Parkinsonit. Duke eliminuar transporterin e dopaminës i cili është përgjegjës për reciklimin e dopaminës në neurone, këta shkenctarë kanë zvogluar dyfish koncentrimin e dopaminës në trurin e mesëm. Sa më shumë të trajtohen minjtë e kemikalje të cilët bllokojnë sintezën e dopaminës vjen deri te rënja e dopaminës dhe e padukshme në instrumente.
Shkenctarët në këtë model kanë testuar shumë barëra të ndryshëm me doza të ndryshme dhe kanë gjetur se amfetaminat kanë pasur shumë efekt në zvoglimin e simptomave të sëmundjes së parkinsonit. Më i suskesshmi ka qenë metilendioksimetaamfetamin (MDMA), i njohur si Ecstasy.
Ata kanë treguar se amfetamina mund të prekin lirimin e neurotransmitorëve si dopamina, serotonina dhe noradrenalina duke rritur neurotransmitorët çka jep një gjendje të habitshmërisë duke rritur aktivitetet motorike dhe zvoglon ndjesinë e lodhjes. Këto studime kanë treguar se dhënja e MDMA minjëve nuk ka ritur nivelin e dopaminës. Trajtimi i minjëve me barëra të cilët lidhen me serotoninën dhe noradrenalinën nuk ka sjellë deri te ulja e simptomeve të sëmundjes së Parkinsonit. Kjo tregon se MDMA me siguri vepron nëpërmjet mekanizmit i cili nuk është i lidhur me neurotransmitorët.
Në hulumtimet e ardhshme do të jetë patjetër të hulumtohen detajisht mekanizmi me të cilin MDMA vepron në zvoglimin e simptomeve të Parkisonit.
Si do që të jetë, këto hulumtime i hapin dyert hulumtimeve tjera në lidhje me ato të njejta si Ecstasy i cili do të ndikojë shumë në trajtimin e sëmundjes tashmë të përparuar të Parkinsonit.
 

 

 

 

| HOME | INFO | EMAIL | LINKS |
dodadent.com © 1997-2005