Vitamina D zvoglon rrezikun
nga sëmundja e kancerit
Dozat e mëdha të vitaminës D mund të ndikojnë në
disa sëmundje të kancerit dhe të zvoglojnë atë për 50%, pohojnë shkenctarët
amerikan

Disa hulumtues nga University of California nga San
Diego rezultatet e tyre i kanë të bazuara në analizat e bëra që nga viti 1966
deri në vitin 2004.
Ata kanë spjeguar se marrja ditore prej 25 mikrogram e vitaminës D zvoglon
rrezikun e kancerit në zorrën e trashë për 50% kurse në gji dhe në vezorë për
30%.
Ata gjithashtu paralajmërojnë se marrja e tepruar e vitaminës D (më shumë se 50
mikrogram) mund të dëmtojnë veshkët dhe mëlqinë.
Vitamina D gjendet në disa preparate ushqimore si tek peshku, mishi si dhe në
mënyrë natyrore prodhohet në lëkurë pas një qëndrimi në diell.