
Një qese me "Chips" në ditë
e barabartë me 5 litra vaj në vit

Cdo i dyti Britanez i ri në ditë ha nga një qese (rreth
35 gram Chips), cka është e barabartë me rreth 5 litra vaj konsumues në
organizëm njohtojnë shkenctarët Britanez që merren me ruajtjen e zemrës (BHF).
Në hulumtimin që e kanë bërë këta shkenctarë tek 1153 fëmijë në mosha prej 8
deri 15 vjet, është konstatuar se rreth 49% e fëmijëve Britanez në ditë hajnë
nga një qese me "Chips". Në Skoci rreth 60%, në Uells rreth 50%, më së paku
është në rrethinën e Londrës, rreth 30%.
Ata gjithashtu kanë vërtetuar se cdo i pesti fëmijë ha edhe nga dy herë në ditë,
e disa edhe më shpesh.
"Cdo ditë marrja e një prodhimi të tillë me yndyrë në organizëm është një rrezik
për shëndetin e fëmijëve" tha profsor Peter Weinberg.
BHF ka bërë një kampanjë me disa postera ku në të është treguar një vajzë e cila
është duke pirë një shishe me vaj, dhe nën fotografi shkruan" Ajo cka ka hyrë bë
Chips, do të hyjë edhe në organizmin tuaj"
Britanezët janë konsumuesit më të mëdhenj të Chipsave në Europë.
Gjatë vitit 2005 në Britani janë shitur 268.000 tonë Chipsa. Kjo është e njejtë
me: Cdo tri minuta një Britanez e ka një Chips cka në cdo 14 orë mbushet një
pishinë Olimpike. |