Diuretikët çrregullojnë
elektrolitët

Sipas studimeve të publikuara në revistën "British
Journal of Clinical Pharmacology" njëri nga pesë pacientat që përdor diuretikë
për shkak të uljes së tensionit të lartë apo sëmundjes së zemrës ka të zogluar
natriumin dhe kaliumin.
Disa hulumtime më herët tregojnë se vetëm se tek rreth 1/3 e pacientave që
përdorin këto barëra, testohet sasia e elektroliteve, ku zvoglimi i
elektroliteve mund të sjellë shumë probleme shëndetsore. Ekipi nga "Queen's
Medical Centre" nga universiteti i Nottingham në Britani të madhe ka hulumtuar
të dhënat e rreth 32000 personave të rritur. Sipas të dhënave të tyre, rreth 12%
e të anketuarve së paku një herë kanë përdorë bari i cili përmban Tiazide. Bari
i cili iu ishte shkruar ishte Bendroflumetiazid. Tek rreth 21% e të testuarve
elektrolitet ishin nën vlerën normale.
"Në numër të vogël të pacientave është zvogluar vlera e joneve të natriumit dhe
kaliumit në gjak - që mund të jetë e rrezikshme që të kërkojë hospitalizim,
posacërisht nëse bëhet fjalë për pacientë të moshuar" tha autori i këtyre
studimeve dr. Jennifer Clayton. "Në disa raste njerëzit për këtë arsye ndihen
keq, ndjejnë një plogështi dhe lodhje, kurse ndonjëherë edhe crregullime të
ritmit të zemrës".
"Një humbje e rëndë e natriumit bën që njerëzit të ndjenjë marramendje,
konfuzion kurse tek personat e moshuar edhe rritet rreziku nga rrëzimi".
Gjithashtu këto hulumtime kanë treguar se natriumi është më i ulur se kaliumi.
Prej 196 pacientave tek të cilët vlera e ulur e elektroliteve tek 60% e
pacientave ishte e ulur natriumi kurse 40% e tyre ishte e ulur kaliumi. 9% e
pacientave kishin crregullime të mëdha të elektroliteve. Tek 10 pacienta ishte
ndërprerë terapia kurse tek 7 nuk ishte ndërprerë duke përfshirë edhe një 90
vjecar.
(www.blackwellpublishing.com)