Shumë sportistë të gatshëm
për të rrezikuar jetën
Shumë sportistë rrezikojnë shëndetin duke
përdorë barëra për të përmirësuar aftësitë fizike të cilët nuk do të zbulohen në
testet e dopingut

Shkenctarët paralajmërojnë se shumë sportistë
profesional në vend të steroidave anabolike përdorin substanca që sumë vështirë
zbulohen, si hormon të rritjes. Sipas disa llogaritjeve, shumë sportistë të
cilët do të marrin pjesë në lojrat olimpike në Torino 2006 në një fazë të
karrierës së tyre kanë përdorë substanca ilegale. Me përdorimin e hormonit të
rritjes me vete bart edhe shumë rrezik të madh, paralajmërojnë shkencarët.
Ato përndryshe prodhohen në organizëm dhe janë përgjegjëse për rritjen e
qelizave të reja muskulore. Disa sportistë marrin edhe horomone të mbledhura nga
kufomat e njerëzve edhe atë me sai prej 5 deri 10 më të mëdha se sa natyrale.
Përdorimi për një kohë të gjatë rrit rrezikun nga vdekja, artritis, sëmundje të
zemrës etj.