Mbrojtje e re kundër
rrezatimit elektromagnetik

Ende askush nuk e di sakt se si rrezatimi i
telefonave mobil ndikon në trupin e njeriut, por prodhuesi gjerman i penjëve do
të zbut pak brengat me materialin e ri i cili mbron nga rrezatimi
elektronagnetik.
Kompania "Zimmermann" ka prodhuar një pëlhurë të re e cila bllokon rrezatimin e
mobilit plotësisht.
Ky material quhet "eBlocker" dhe në shikim të parë duket si një përlhurë e
zakonshme - por ka një dallim nga të tjerat që është treguar në testet e
ndryshme që ajo nuk lëshon 99.9999% rrezatim elektromagnetik.

"eBlocker me këtë ka tregur se është pëlhura më e
mirë për mbrojtje në botë" tha Wilhelm Dehmer, udhëheqës i repartit të kompanisë
për teknologji inovative.
Për fuqinë mbrojtëse të eBlocker rol të madh ka argjendi. Ky material do të
përdoret për mbështellës të telefonave mobil. Një pjesë e vogël e materialit për
të mbështjellë mobilin apo izolimin e xhepit do të kushtojë rreth 1 euro. Ky
material do të përdoret për pjesën e mbrendshme e kthyer ka trupi sepse po të
mbështjillet i tërë mobili me eBlocker atëherë mobili nuk do të mund të pranojë
më sinjal.
Ky material do të përdoret edhe për punëtorë që merren me montimin e antenave të
ndryshme pasi aty reflektojnë një sasi të madhe të valëve elektronagnetike dhe
kështu dëmtojnë shëndetin. Një problem paraqitet pasi kjo pëlhurë ka vetëm një
ngjyrë.