Ndikimi i konsumimit të
mishit të kuq në rrezikun nga kanceri

Konsumimi i sasive të mëdha i mishit të kuq është i
lidhur me dëmtimin e AND e cila lidhet me rritjen e rrezikut të kancerit të
zorrëve, thonë hukumtuesit britanez.
Duke krahasuar ndikimin e mënyrave të ndryshme të ushqimit, hulumtuesit nga
"Open University" kanë vërtetuar se ushqimi i pasur me mish të kuq sjell deri
tek dëmtimi i ADN se sa ai vegjetarian.
Këto hulumtime janë botuar në revistën "Cancer Research" dhe tregon se personat
që konsumojnë 2 herë në ditë ushqim që përmban mish të kuq janë të rrezikuar për
1/3 herë më shumë se sa ata që konsumojnë mish të kuq një herë në javë.
Këta shkenctarë besojnë se për dëmtimet e ADN janë përgjegjëse lidhjet kimike të
cilat krijohen pas konsumimit të mishit të kuq dhe kanë aftësi për ndryshim të
ADN dhe kështu rrisin rrezikun ndaj paraqitjes ndaj ndonjë mutacioni të
rrezikshëm. Thuhet gjithashtu se 1/3 e të gjitha rasteve me kancer lidhet me
ushqimin.