Telefonimi gjatë vozitjes më
i rrezikshëm se alkooli
Vozitësit të cilët bisedojnë në telefon, edhe
kur përdorin hands-free janë të njejtë si vozitësit e dehur

"Nëse ligjvënësit dëshirojnë të merren me
pakujdesitë e vozitësve ata duhet të merren me gjobitjen e përdoruesve të
telefonave mobil gjatë vozitjes" tha profesori i psikologjisë Frank Drews i cili
kishte bërë hulumtime të tilla.
Në hulumtimin e tij, ku ishin përdorë aprate për simulime gjatë vozitjes, kanë
marrë pjesë rreth 40 shoferë ku kishin përodorë gjatë vozitjes hands-free, duke
mbajtur telefon mobil në dorë si dhe 0.08 % alkool në gjak ku kishin pirë juice-votka.
3 nga ta kishin bërë ndeshje me veturat para tyre. Të gjithë kishin biseduar në
telefon dhe asnjëri nuk ka qenë i dehur tha Drews.
Vozitësit kanë biseduar në telefon duke mbajtur telefonin në dorë ose duke
përdorë hads-free kanë vozitur më ngadalë kurse 9% e tyre kanë frenuar më
ngadalë.
Ata me 0.08% alkool në gjak kanë vozitur më ngadalë se të tjerët por ishin më
agresiv.