
Së shpejti operacione në
zemër e cila nuk ndalet së rrahuri
Kirurgët së shpejti do të kenë
mundësi të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale në zemër e cila gjatë asaj kohe nuk
ndalet së punuari, duke i faleminderuar softwerit të ri i cili do të mundësojë
në të njejtën kohë aktivitet të pompës së gjakut dhe lëvizje robotike të
intrumenteve kirurgjikale, shkruan magazina "The New Scientist Magazine"

Fakulteti mbretërorë në Londër ka krijuar një
softwer special i cili kontrollon lëvizjet, i dizajnuar të funksionojë së bashku
me intrumentet operative të robotizuara. Do të përdoret gjatë ndërhyrjeve
kirurgjikale në zemër të hapur e cila përdoret zakonisht në vendosjen e bypassit.
Gjatë vendosjes tradicionalisht puna e zemrës ndalet, dhe pompa përdoret për të
mundësuar të gjaku të kalojë pandërprerë nëpër enët e gjakut.
Mirëpo, pasi bëhet fjalë për një "atak" në organizëm, sepse kjo ndërhyrje
invazive bëhet në zemër të hapur, dhe gjaku duhet të kalojë nëpër aparat
specifik, shkenctarët mendojnë se përdorimi i këtij softweri do të lehtësojë
shumë operacionet. Ky softwer do të përdoret së bashku me robotin e quajtur "Da
Vinci" dhe do të ketë endoskop me dy kamera të cilat kirurgëve iu sjellin
fotografitë. Ky software fotografon zemrën dhe mundëson projektim të zemrës në
fotografi 3D para syve të kirurgëve. Gjithashtu njëkohësisht siguron që ritmi i
zemrës të punojë pa ndërprerje dhe dirigjon intrumentat kirurgjikale të
robotizuara të lëvizin para prapa në raport me rrahjet e zemrës.
Ky softwer deri tani është përdorë vetëm në modelet prej silikoni me ndihmën e
duarve të robotizuara.
|