
Në
Korenë Veriore ndalohen studimet për pirësit e duhanit

Qeveria e Koresë së Veriut për regjistrimin e
fakultetit planifikojnë të ndalojnë personave që pijnë duhanin.
Pirësit e duhanit do të mund të fillojnë studimet në fakultet vetëm atherë kur e
lënë pirjen e duhanit. Lufta kundër duhanit në këtë vend komunist zgjat me vite
të tëra dhe udhëhiqet nga lideri Kim Jong i cili është ish pirës i duhanit.
Thuhet se rreth 40% e 22 milionë banorëve sa ka Korea Veriore e pijnë duhanin.
Në 6 vitet e fundit, numri i pirësve të duhanit është zbogluar për 15%. Nga ana
tjetër SHBa akuzojnë Korenë e veriut për prodhim dhe tregti të cigareve.
|