Sildenafil - doping për
biciklistat

Hulumtimet e bëra në Stanford University ka treguar se Sildenafil ndihmon
biciklistave të mposhtin përpjetëzat e mëdha.
Rezultatet të cilat i ka publikuar "Journal of Aplied Physiology" sygjerojnë që
ilaci që i dedikohet meshkujve që vuajnë nga impotenca, biciklistave u ndihmon
që stazën malore të cilën duhet të kalohet normal për 60 minuta, të kalohet për
39 minuta apo rreth 45% më shpejtë.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 10 biciklistë.
E njohur është se Sildenafil ndihmon për shërimin e hipertenzionit në mushkëri
nga e cila vjen deri tek ngushtimi i enëve të gjakut në mushkëri cka zvoglon
oksigjenin në gjak dhe shkakton ndenja të lodhjes dhe marramamendje.
Shkenctarët besojnë se Sildenafil për shkak se zgjeron enët e gjakut dhe rrit
oksiegjenin në gjak ndihmon biciklistëve që vozisin në zonat malore. Ky hulumtim
do të mund t'i ndihmojë alpinistave dhe njerëzve që punojnë në lartësi të mëdha
mbidetare, thonë këta shkenctarë.