Testi i cili zbulon
sëmundjen e Alzheimerit

Shkentarët nga "Brigham And Women's Hospital" kanë
zbuluar një test me të cilin mund të zbulohet sëmundja e Alzheimerit në stadet e
hershme. Ky test i ri është i ngjajshëm me ato që ekzistojnë për shtypjen e
lartë të gjakut dhe diabetesit.
Për këtë lloj testi përdoret një laser i cili zbulon përqëndrimin e proteineve
beta-amiloide në sy. Shtresat e këtij proteini janë të pranishme edhe në tru
tek personat që janë të sëmurë prej Alzheimerit.
Hulumtimet e bëra tek minjtë tregojnë se me testin e ri është e mundur të
përcillet sëmundja dhe të vërtetohet reaksioni i organizmit gjatë përdorimit të
terapisë.
Sëmundjen e Alzheimerit momentalisht është e mundur të vërtetohet vetëm me
analizë post mortem të trurit.