Ushtrimet trupore zvoglojnë rrezikun nga
sëmundja e Parkinsonit

Hulumtimet e
bëra në Harward sygjerojnë se personat që mirren me ushtrime trupore kanë rrezik
më të vogël të sëmundjes së Parkinsonit.
Shkaktari i sëmundjes së Parkinsonit ende nuk është i njohur, edhe për atë nuk
ka shërim por vetëm se të buten simptomat që i përcjell ajo. Pas analizave të
shëndetit të 63348 meshkujve dhe 79977 femrave, shkenctarët Amerikan kanë
vërtetuar se ushtrimet trupore 2 deri 3 herë në javë mund të zvoglojnë 20 deri
40 % rrezikun nga sëmundja e Parkinsonit.
Ndikim më të madh kanë pasur aktivitet si noti, vrapimi, tenisi dhe vozitja e
bicikletës. Këta shkenctarë nuk kanë treguar shkakun se si lidhen ushtrimet
trupore me sëmundjen e parkinsonit, por e lidhin atë me sasinë e dopaminës.