Ushtrimet shërojnë zemrën

Personat që ushtrojnë rregullisht menjëherë pas ushqimit të fortë,
kanë më pak rrezik nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës, thuhet në një studim të
bërë nga Univerziteti Amerikan në Indiana.
Në këtë studim kanë marrë pjesë një numë i madh i personave me moshë 25 vjecare
që kanë pasë shprehi të hajnë drekë ushqim të fortë me yndyrna. Gjatë këtij
hulumtimi, ata kanë marrë ushqim të shëdetshëm. Kur janë testuar personat që
kanë marrë ushqim të fortë, pastaj ata kanë vrapuar nga një orë, dhe rezultatet
biokimike të tyre kanë qenë më të mira se sa kur ata kanë ngrënë ushqim të
shëndetshëm.
Kjo do të thotë se aktivitet sportive ndikojnë shumë në metabolizmin e yndyrnave
dhe me ushtrime mund të anulojnë efektin e ushqimit të "gabuar".