Vitamina D zvoglon rrezikun
nga kanceri

Në një studim të bërë në Amerikë, shkencatër
amerikan kanë vërtetuar se Vitamina D mund të zvoglojë rrezikun nga disa tipe të
kancerit për 60%. Sipas një raporti të hulumtuesit nga "Creighton University"
nga Omaha, ka mbetur vetëm për të caktuar se sa është doza optimale e Vitaminës
D. Ata kishin bërë hulumtime dhe eksperimente tek 1179 pacienta me moshë
mesatare prej 67 vjet duke i dhënë rreth 1000 UI të vitaminë D në ditë, shkruan
revista "American Journal of Clinical Nutriton". Edhe në studimet e mëhershme që
janë bërë është vërtetuar se Vitamina D rregullon rritjen e qelizave, proces kyc,
disfunksioni i të cilëve është i lidhur me zhvillimin e karcinomës. Edhe në
vendet të cilat ka rrezatim më të madh diellor, është e njohur se ata vuajnë më
pak nga kanceri se sa njerzit që jetojnë më larg ekuatorit.
Ekspozimi i lëkurës në diell sjell prodhimin e vitaminës D, mirëpo rrezatimi i
tepërt mund të sjellë edhe deri te kanceri i lëkurës, paralajmërojnë shkenctarët.