Si të lahen dhëmbët?
Përdorimi i florit

Hapat e para me PT
Proteza dhe bakteret
Higjiena e PT

Dhëmbë të ri apo....





Orari i punës:
8.00 - 20.00 

Higjienë dhe pastërti në ambient komodë
E klimatizuar!


Afati i dorëzimit të punimeve protetike është 2-5 ditë, por në raste urgjente dhe me marrëveshje për 24 orë!


Kurora dhe ura Zirkoniumi

Për herë të parë tek ne në Preshevë, në Ordinancën tonë me një çmim shumë të volitshëm.

Zirkoniumi shumë shpejt është duke u bërë materiali më i preferuar për kurorat dentare. Është një material i përshtatshëm që i bënë ballë mbajtjes dhe përdorimit të përditshëm. Sidoqoftë, më e rëndësishmja është se ka shkëlqimin që është i ngjashëm me atë të dhëmbëve natyral. Drita reflektohet nga kurora me Zirkonium pothuajse në mënyrë të njëjtë.

Kjo do të thotë se Zirkoniumi do të prodhojë efektin e bukur estetik, që është mjaft e rëndësishme nëse kurora juaj e re do të vendoset në pjesën e përparme. Raste të tilla janë zakonisht kur kurora do të vendoset afër dhëmbëve natyral.

Studimet krahasuese kanë treguar se zirkoniumi është material më i qëndrueshëm se materialet tradicionale si porcelani ndaj dëmtimit apo thyerjes.

Zirkoniumi dentar kualitativ është mjaft i shtrenjtë. Për të tejkaluar këtë barrierë të kostos disa prodhues kanë zgjedhur të prodhojnë kurora të cilat përdorin shkallë më të ultë të Zirkoniumit që të ofrojnë produkt më të lirë. Studimet e fundit kanë treguar se këto kurora të lira janë shumë të dobëta dhe vështirë se do t’i përballonin përdorimit normal pa u thyer.

Edhe përkundër faktit se “kurorat e lira të zirkoniumit” reklamohen shumë në internet, duhet t’i shmangni ato.
Ne ndërtojmë kurora me kualitetin më të mirë të Zirkoniumit dentar.

Për herë të parë tek ne në Preshevë, në Ordinancën tonë me një çmim shumë të volitshëm.

.

 
| HOME | INFO | EMAIL | LINKS |
dodadent.net © 1997-2009