Si të lahen dhëmbët?
Përdorimi i florit

Hapat e para me PT
Proteza dhe bakteret
Higjiena e PT

Dhëmbë të ri apo....



Orari i punës:
8.00 - 20.00 

Higjienë dhe pastërti në ambient komodë


Afati i dorëzimit të punimeve protetike është 2-5 ditë, por në raste urgjente dhe me marrëveshje për 24 orë!

Agresivët - pirës të lindur të duhanit


Nikotina tek njerzit agresiv dhe të nervozuar shkakton një aktivitet të madh në disa pjesë të trurit. Me fjalë të tjera, sipas shkenctarëve, këta persona shumë më lehtë bëhen të mvarur prej duhanit dhe shumë vështirë të largohen prej saj. Me metodat moderne të skenimit, shkenctarët kanë treguar se nikotina shkakton një aktivitet të madh në disa pjesë të trurit, por vetëm te ata që janë agresiv dhe nervoz, por jo edhe tek ata që nuk janë agresiv dhe nervoz.
Këta shkenctarë kanë hulumtuar njerzit të cilët kanë pasur flaster prej nikotini. E pazakonshme që nikotina nuk ka çrregulluar vetëm trurin e pirësve agresiv por edhe të jo pirësve edhe atë me doza të vogla.
Kjo është një dëshmi biologjike se personat me personalitete të caktuara me siguri do të bëhen të varur prej duhanit nëse ata eksperimentohen me duhanin.
"Kjo mund të spjegojë se pse disa persona mund të lënë më lehtë cigaren se sa të tjerët" thotë udhëheqësi i studimeve, psikiatri Steven Potkin nga universiteti Irvine në Kaloforni.
Sipas fjalëve të tij, disa njerëz janë të lindur për të pirë duhanin. Disa shkenctarë të tjerë nuk janë të njejtit mendim dhe thonë se ende nuk dihen ende shkaqet gjenetike dhe sa është e caktuar nga rrethi në fëmijëri. Edhe pirja e duhanit mvaret nga personi është rritur në një rreth me duhanxhinjë dhe nga kushtet sociale dhe kulturore që mund të ndikojnë në braktisjen e cigareve.
"Ne, po kërkojmë faktorë dhe arsye se çka e bën njeriun kandidatë të pijë cigare, dhe ndoshta njëra nga ato arsye" tha William Corrigall nga instituti Nacional për keqpërdorimin e drogës.

 

 

| HOME | INFO | EMAIL | LINKS |
dodadent.com © 1997-2004