Si të lahen dhëmbët?
Përdorimi i florit

Hapat e para me PT
Proteza dhe bakteret
Higjiena e PT

Dhëmbë të ri apo....



Orari i punës:
8.00 - 20.00 

Higjienë dhe pastërti në ambient komodë


Afati i dorëzimit të punimeve protetike është 2-5 ditë, por në raste urgjente dhe me marrëveshje për 24 orë!

Mbushjet prej amalgami

Amalgami paraqet një nga materialet më të hershme për mbushjen e dhëmbëve. Sot kur flitet për amalgamin mendohet për atë të argjendit.
Që kur filloi të përdoret në stomatologji, për efektet anësore është bërë polemikë. Nga fakti se amalgami përmban një përqindje të madhe të zhivës, e cila paraqet rrezik për shëndetin, ku për disa kjo është e mjaftueshme që përdorimi i amalgamit të ndalohet. Të tjerët potencojnë se kjo sasi që është në plomba prej amalgami konsiderohet po aq sa njeriu e konsumon çdo ditë përmes ushqimit, dhe për një helmim nga një sasi të tillë minimale as që mund të flitet.

Çka është amalgami?

Amalgami paraqet aliazhe të zhivës me metale të tjera. Amalgami prej argjendi i cili përdoret në stomatologji (përveç zhivës) përmban argjend (70%), kallaj (25%), bakër dhe zink.

Cilat janë përparsitë e amalgamit?

Amalgami për nga fortësia është superior nga të gjithë materialet për mbushje.
Amalgami nuk ndikon në prishjen e dhëmbit dhe indeve në gojë. Materialet tjera për mbushje siç janë cement silikatet ndikojnë negativisht në pulpën e dhëmbit.
Mbushjet prej amalgami janë jetëgjatë.
Vendosja në mënyrë të rregullt e amalgamit mund të qëdrojë më shumë se dhjetë vite, duke parakaluar qëndrushmërinë e të gjithë materialeve tjera.

Cilat janë mangësitë e amalgamit?

Nuk plotëson anën estetike të mbushjes. Shkëlqimi i metaltë i amalgamit, i cili errësohet më vonë me kalimin e kohës gjatë qëndrimit gjatë në gojë, nuk ka shumë estetikë dhe nuk përdoret në linjën e dhëmbëve të cilët duken gjatë qeshjes dhe foljes.
Amalgami ka karakter metalik. Në raste kur në gojë kemi konstruksione protetike me materjale tjera, dhe se janë të mbuluara me pështymë, mund të lajmërohet rrymë galvanike: kjo do të thotë se mund ndonjëherë të kemi në gojë shije si të metalit, pak djegje dhe dhimbje të vogla.

Çfarë të bëhet?

Asnjë material për mbushje nuk ka të përkryer 100%. Amalgami ka përparësitë dhe mangësitë e tij të cilat duhet t'i marrim në konsiderate gjatë zgjedhjes së tyre dhe në konsultë me stomatologun pacienti vendos se çfarë do ti vendoset si material për mbushje.

Megjithatë, parandalimi i kariesit, me mirëmbajtje të rregullt të higjienës dhe kontrolli i rregullt tek stomatologu është mënyra e vetme që të anashkalohen problemet me shërimin.

| HOME | INFO | EMAIL | LINKS |
dodadent.com © 1997-2003