Cigare me shije çokollade,
vanille, qershije...

Gazeta Britaneze "Independent" shkruan për
reaksionet e përfaqësuesve të lobit antiduhan lidhur me lajmin se kompania
British American Tobacco, i dyti në botë si prodhues duhani, ka bërë
eksperimente mbi aditivet e reja për cigaret ndër të cilat janë edhe shijet me
çokolladë, vanilë, qershi, kokos.
"Të gjithë e dimë se të gjithë që rriten dhe pijnë duhan, shumë vështirë mund ta
lënë atë. Industria e duhanit për këtë arsye qëllon fëmijët" shkruan
"Independent" deklaratën e ish ministrit të shëndetësisë Frenk Dobson, i cili
thotë se ëmbëlsimi i cigareve është i njejtë sikur pijeve freskuese të i shtosh
alkohol.
Gazeta shkruan edhe për deklaratën e zëdhënësit të BAT i cili nuk mohon se
likerë të ndryshëm përdoren si aditivë në cigare. "Kush thotë se këto shtesa
bëhen për të tërhequr fëmijët, flet marrëzira, sepse cigarja gjithmonë ka shijen
e cigares" tha zëdhënësi i BAT për "Independent"