
Chip për detektimin e gripit
dhe SARS-it

Një chip elektronik i ndërtuar nga shkenctarët nga
Singapuri mund të vërtetojë se cili pacient ka gripin, SARS-in apo ndonjë sëmundje
tjetër të rrugëve të frymëmarjes. Shkenctarët nga "Genome Institute of
Singapore" presin që ky chip për detektimin sëmundjeve të organeve respiratore
që të gjendet në treg që nga janari 2004. Për një diagnozë të sakt duhet të
mirret bris nga fyti apo hunda e të sëmurit, të vendoset në chip që ka një
madhësi prej reth 2 cm diametër, dhe shumë shpejt e detekton se për cilën
sëmundje bëhet fjalë. Ky chip do të mund të shërbejë shumë në shkatrimin e
epidemisë së SARS, ku disa shkenctarë paralajmërojnë se do të paraqitet përsëri
në muajt e ardhshëm të ftohtë. Testet momentale për SARS kërkojnë më shumë kohë
dhe nuk janë aq shumë të saktë.
|