Si të lahen dhëmbët?
Përdorimi i florit

Hapat e para me PT
Proteza dhe bakteret
Higjiena e PT

Dhëmbë të ri apo....



Orari i punës:
8.00 - 20.00 

Higjienë dhe pastërti në ambient komodë


Afati i dorëzimit të punimeve protetike është 2-5 ditë, por në raste urgjente dhe me marrëveshje për 24 orë!

Dhëmbë të ri apo....

Çfarë të bëjmë kur mungon një dhëmb? Të zëvendësohet apo jo?
"Me siguri se duhet të zëvendësohet edhe atë sa më shpejt... nëse është dhëmbi përpara dhe nëse shihet" do të thojnë shumica.
Por çfarë të bëhet me ata që janë prapa?
Janë shumë, tani një më pak apo më shumë... ndoshta nuk është edhe aq me rëndësi?!
Që t'i përgjigjemi kësaj pyetje duhet të dimë funksionet kryesore të dhëmbëve në veçanti. Dhëmbët përpara shërbejnë për kafshimin e ushqimit, kurse ata prapa për përtypje dhe imtësimin e ushqimit. Dhëmbët prapa kanë rëndësi të madhe për stabilitet dhe funksionim të rregullt të 1/3 e nofullës së poshtme.Gjatë gjithë ditës dhëmbët e poshtëm dhe sipërm janë në kontakt, të gjitha streset, emocionet dhe vështirësitë reflektohen me shtrengimin e dhëmbëve. Për këtë është me rëndësi se të gjithë dhëmbët prapa duhet të jenë mirë të vendosur dhe të jenë në numër të mjaftueshëm. Me humbjen e një dhëmbi funksioni i përtypjes mbetet si zinxhiri kur i humbet një hallkë, përveç kësaj me humbjen e një dhëmbi, dhëmbët fqinj fillojnë të lëvizin kah vendi i zbraztë që ka mbeutur nga dhëmbi që mungon. Për këtë është e nevojshme të zëvendësohet secili dhëmb që mungon. Dhëmbët mund t'i zëvendësojmë me kurorë, urë apo edhe protezë.
Kurora është zëvendësim i një dhëmbi që është i shkatrruar shumë, në të cilin ka mbetur së paku rrënja, ajo përmison ngjyrën, formën, pozicionin dhe madhësinë e dhëmbit.
Ura bën zëvendsimin e disa dhëmbëve të humbur, ata janë të përforcuar për dhëmbët fqinj nëpërmjet kurorës. Shumë pacientë mendojnë se është keq kur grryhen dy dhëmbë për të zëvendësuar një. Por kjo nuk është e vërtetë. Me gërryerjen e dhëmbit arrihet shumë më pak dëm se sa nga ajo kur mungon dhëmbi. Përveç kësaj me gërryerjen dhe vendosjen e kurorës në dhëmbët shtyllë, ata mbrohen nga kariesi.
Protezat janë dhëmbë artificial të cilët zëvendësojnë plotësisht ose pjesërisht nofullën pa dhëmbë, dhe ndahen në proteza totale dhe pjesore.
Protezat pjesore vendosen atëherë kur nuk kemi mundësi të vendosim urë për shkak të pozicionit jo të rregullt të dhëmbëve tjerë shtyllë në të cilën duhet të vendoset ura, kurse ato totale në ato nofulla kur mungojnë të gjithë dhëmbët.

 
| HOME | INFO | EMAIL | LINKS |
dodadent.com © 1997-2003