
Dietat e shpejta dëmtojnë
zemrën
Tek femrat anorekse dhe ato që kanë humbur shumë
shpejt peshën e trupit mund të lajmrohen probleme në zemër, të rrezikshme për
jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë shkenctarët Amerikan.
Me vite është e njohur se tek femrat të cilat të sëmura nga anoreksia paraqiten
probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe
dëmtim të muskulit të zemrës. Pvrveç kësaj, shkenctarët besojnë se vdekja e
menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i
problemeve në zemër.
Dr. Suzanne Riggs dhe kolegët e saj nga spitali pediatrik Hsabro në vendin
Providence në Rhode Island, kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë
prej 11 deri 18 vjet, të cialt ishin të hospitalizuara për shkak mosushqyerjes
të shkatuara nga anorekisa. Deri sa aparatet kanë matur punën e zemrës dhe
metabolizmin e saj, këto vajza ushtronin në biçikleta të dhomës duke simuluar
vozitjen e saj në tatëpjetë. Ato kishin ndërprerë ushtrimet kur janë lodhur
shumë. 33% nga këto vajza të kontrolluara pastaj, duke përfshirë edhe ato që
kanë ushtruar çdo ditë për disa orë, kishin zemër të dobësuar mesatarisht apo
edhe fort.
Personat që nuk kanë probleme me zemvr gjatë vozitjes së biçikletës në momente
të caktuara do të arrijnë maksimumin e tyre. Para se të arrijnë maksimumin do të
kalojë një kohë e gjatë, harxhimi i oksigjenit në kulm të ushtrimeve do të jetë
e madhe, dhe kalimi nga metabolizmni aerob në atë anaerob do të kalojë një kohë
e gjatë. Përveç kësaj, zemra e personave normal do të ketë më shumë forcë pvr
ushtrime.
Vajzat anoreksike shumë shpejt do të vijnë deri te maksimumi i tyre (i ulët), me
harxhim të vogël të oksigjenit, dhe kalimi në metabolizmin anaerob do të ndodh
shumë shpejt, çka do të thotë se kanë shumë tolerancë të dobët në rritjen e
numrit të rrahjeve të zemrës.
 |