Disa udhëzime
për një dietë të shëndetshme
Yndyrnat janë bazë, në
shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqëndruar e energjisë. Marrja
e tepruar e yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës,
vaji i arrës së kokosit, dhjamrat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë
yndyrna të tretshme.
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshëm,
ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun,
ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin,
sëmundjet e zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.
Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë.
Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripëriat minerale,
që janë shumë të nevojshëm për organizmin. Megjithatë duhen vetëm sasi të vogla,
ato janë të pazavendësueshme.
Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë
në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit,
nervat dhe reagimet muskulare. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori,
magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E,
K, mund të maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë
rregullishtë. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripëriat minerale
humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Zierja me avull është më e mirë, sesa zierja
e zakonshme. Mjaftë vitamina përmbajnë edhe lëkurat e frutave.