Disa
këshilla të shkurtëra mbi shëndetin
Kujdes nga
paracetamoli.
-Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhembjeve, për
qetësimin e dhembjes së dhëmbit dhe dhembjeve tjera, përmbajnë paracetamol. Ky
analgjetik, mjaft mirë e zavendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për
personat që kanë të thate në lukth dhe për ata te të cilët herë pas here
paraqitet gjakredhja në lukth. Por kujdes ! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu,
ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se
ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.
Jogurti. Me sukses mund të evitojë barkqitjen tek fëmijët. Bakteret
"mike" të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumshtore mund të pakësojnë numrin e
viruseve.
Rrahjet e shpeshta të zemrës. Keni kujdes – pas pirjes së disa kafeve me
radhë ndjeni rrahje të shpeshta të zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlqia.
Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlqisë, kofeini i kafesë
grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.
Mungesa e vitaminës A. Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe
vërbimin e natës. Andaj, pos të tjerash hani majdanoz të freskët i cili është i
pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e
muskulaturës së syve. Gjysëm filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të
organizmit me vitaminë A.
Lëndimet. Plagët e ndotura lani me ujë të ftohtë e pastaj dezinfektoni me
jod dhe etil-alkool. Gërithjet e vogla mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në
ajër. Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rroba mbuloni me faster ose
me fashë.Ndëroni çdo 24 orë.
Flasterin do ta shkapni më lehte nga plaga nëse këndet e tij më parë i keni lyer
me benzinë për heqjen e njollave. Për plagë të rënda duhet drejtuar mjekut. Nëse
vaksina e fundit kundër tetanusit është dhëne para 5 vjetëve ajo duhet
përsëritur.