Era e keqe e
gojës ( Foetor ex oris )
Era e keqe e gojës
është një gjendje patologjike që njihet edhe si "Halitosis".
Era e keqe e gojës
mund të vije nga shkaqe lokale dhe të përgjithshme.
Si shkaqe lokale
mund të jenë dhëmbët e pamjekuar, cipat e dhëmbëve, gurëzat, punimet protetike
si këllëfët e metalit ose porcelani të vendosura jo mirë (të gjatë ose të
shkurtër), paradontopatitë inflamatore, stomatitet e ndryshme, periokoronaritet
(gjatë daljes së dhëmbëve të pjekurisë). Era e keqe ndeshet edhe në disa raste
kur nuk mund të përdoret furça për pastrimin e dhëmbëve, si gjatë paralizave,
dëmtimeve psiqike, traumave të nofullës dhe fytyrës.
Shkaqet e
përgjithshme: Qëndrueshmëria e erës së keqe edhe pas largimit të faktorëve lokal
e mbajtjes së higjienës së gojës kërkon ekzaminim të thelluar të sistemeve të
pacientëve. Shkaqet e përgjithshme mund të jenë sëmundjet e rrugëve të sipërme
të frymëmarjes, ku duhet të përcaktohet nëse era e keqe vjen nga goja apo hunda.
Sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes e detyrojnë të sëmurin të marrë
frymë me gojë duke shkaktuar tharje të saj dhe pakësim të pështymës.
Sëmundjet e rrugëve të poshtme të frymëmarjes si trakeitet, bronkitet. Si dhe
sëmundjet e aparatit tretës , barkut dhe mëlçisë pankreasit japin erë te keqe
karakteristike. Gjatë çrregullimeve të mëlçisë (Foetor hapaticus) ndjehet erë e
gjakut të shpërbërë, ndërsa nga pankreasi do të kemi erën e keqe të
mollës së kalbur ku e gjejmë te diabetikët. Nga të sëmurët nga veshka ndjehet
erë e ngjajshme me atë të urinës nga prania e amoniakut.