Era e keqe nga goja po
përhapet në Britani

Më shumë se gjysma e banorëve nga Britania e Madhe
ka erë më të keqe nga goja se sa kafshët e tyre shtëpiake, thuhet në raportin e
një hulumtimi, ku tregon se prej tyre më së shumti janë femra.
Shokante, por femrat janë në rend të parë. 3 nga 5 kanë rënë nga testi, sipas
një testi të prodhuesit të pastave për dhëmbë Aquafresh. "Disa nga pacinetat
kanë gojë shumë të palarë" tha stomatologu Brian Griveson, në raportin e këtij
hulumtimi. "Shumica e njerëzve në Brinaninë e Madhe nuk kupton se pastrimi i
gjuhës është i njejtë po aq sa edhe pastrimi i dhëmbëve" shtoi ai.
Skotlandezët kanë higjienë më të mirë të gojës, vetëm 10% kishin erë të keqe nga
goja në raport me 27% të banorëve të Londrës. Por, në tërë Britaninë, 52% e të
anketuarve kishte erë të keqe nga goja, sa i përket higjineës, më të keqe se sa
kafshët e tyre shtëpiake.
"Ne jemi njëri nga shtetet e fundit i cili nuk po kupton pastrimin e gjuhës,
kurse Amerikanët dhe shumica e Europianëve rregullisht patrojnë gjuhën" tha
Grieveson. Nga të gjithë të testuarit, përqindjen më të madhe me erë të keqe nga
goja e kishin tregtarët me shitore të vogla.