Për të mbajtur mend më mirë
- gjumë të rehatshëm
Për të mbajtur në mend më mirë apo aftësi për të
mësuar gjuhë të huaja nuk ka gjë më të mirë se sa të kesh një gjumë të mirë. Në
revistën shkencore "Nature", janë publikuar dy studime për efektet pozitive të
gjumit të rehatshëm në mbajtjen në mend të të dhënave të cilat humbin gjatë
ditës. Në dy studime të bëra veç e veç, disa studentëve iu është dhënë detyra të
veçanta, ku më pas janë kontrolluar pas një nate gjum dhe pas disa orëve pa gjum.
Daniel Margoilash, një profesor i neurobiologjisënë universitetin e Chicagos,
pohon se truri mund të marrë shumë informata gjatë ditës, ku pastaj bën
seleksionimin dhe rregullimin, por informatat humben gjatë ditës, duke u
përsëritur pastaj në gjum.
