Hapat e para me protezë totale
Gjatë dorëzimit dhe vënjes së protezës së re dhe
përdorimit të saj fillon faza më kryesore – Korekcioni i protezës
, e cila siguron që proteza t’i përmbush të
gjitha faktorët dhe kërkesat për të cilën dhe është bërë.
Është me rëndësi të ceket se: pacienti duhet të mësohet me një trup të huaj,
kurse stomatologu duhet të elimonojë të gjitha elementet të cilat shkaktojnë
dhimbje, stabilitetin e protezës me dhëmbët tjerë, stabilitetin e vet protezës
etj.
Pacienti në ditët e para kalon në fazën e adaptimit
me trupin e huaj, çka do të thotë mësimi i të folurit dhe përtypjes dhe shumë
funksione të tjera që me mungesë të dhëmbëve ka harruar t’i përdorë ose i ka
bërë gabim. Kjo kohë e adaptimit ka sukses kur me rregull ose disa here për ditë
vjen për korekcion.
Intenzitetin e cakton stomatologu, kurse pacienti
asaj duhet t’i përmbahet. Dhimbjet e mishrave të dhëmbëve të cilat paraqiten
ditëve të para gjatë mbajtjes së protezës, dhe dhimbjet e pakta të dhëmbëve
tjerë tek protezat parciale, evitohen me korekcione të vogla të cilat bëhen në
ordinance, dhe një here ju përkujtojmë se korekcionet e rregullta nuk do t’ u
bëjnë që protezën t’ e mbani në gotë.
