Higjiena e
protezës totale
Proteza pavarësisht se prej
çfarë rrethanave në gojë dhe prej çfarë materiali është i punuar, mundëson që
çdo pacient të ketë higjienë perfekte në gojë.
Rregull e parë dhe themelore është se pas çdo ngrënje protezën duhet pastruar me
furrçë. Si mjet për pastrim duhet të përdoret sapun me PH të lehtë. Pastën për
dhëmbë nuk duhet ta përdorni për pastrimin e protezës. Disa substanca të pastës
ua prishin shkëlqimin e protezës, çka vjen deri te dëmtimet e thella, prishje të
shpejtë dhe plasje të protezës.
Për heqjen e gurëzave dhe grumbullimeve tjera të forta duhet të bëhen në
laborator me përpunim mekanik dhe preparate kimike.
Kur nuk e mbani protezën në gojë ajo duhet të mbahet në ujë dhe në të mund të
vendoset ndonjë tabletë për pastrim të protezës. Për vendosje pastaj ajo duhet
të shplahet mire me ujë. Mbajtja e protezës në të thatë zvoglon afatin e
përdorimit dhe vjen deri te tharja e materialit prej të cilës është bërë proteza.