Si të lahen dhëmbët?
Përdorimi i florit

Hapat e para me PT
Proteza dhe bakteret
Higjiena e PT

Dhëmbë të ri apo....



Orari i punës:
8.00 - 20.00 

Higjienë dhe pastërti në ambient komodë


Afati i dorëzimit të punimeve protetike është 2-5 ditë, por në raste urgjente dhe me marrëveshje për 24 orë!

Inteligjenca e lidhur me peshën e lindjes


Foshnjet të cilat peshojnë më shumë gjatë lindjes kanë përparësi në zhvillimin e inteligjencës më vonë gjatë fëmijërisë, tregojnë studimet e fundit

Kjo është me siguri për shkak se foshnjat më të rënda janë më të ushqyera në momentet kyçe në fazat fetale. Studimet tjera kanë treguar se pesha e vogël e lindjes është e lidhur me zhvillim të pakët mental. Foshnjat e lindura para kohe janë më të predispozuara rrezikut që të lindin me peshë të vogël. Mirëpo, studimet e fundit, të publikuara në "Revistën britaneze të mjeksisë", sygjeron se pesha e vogël e lindjes është e lidhur me inteligjencën.
Një ekip nga qendra për studime epidemiologjike urbanistike në New York ka vëzhguar 3.484 foshnje të lindura të lindura ndërmjet viteve 1959 dhe 1966. Pesha e tyre e lindjes ishte nga 1.500 deri 4.000 gram, kurse koeficienti i inteligjencës (IQ) është testuar 7 vite më vonë. Në përgjithsi, pesha më e madhe e lindjes ka shënuar dhe një rritje të lehtë të IQ. Dallimi në mes të foshnjeve me peshë më të vogël se 2.5 kg me ata mbi 4 kg ishte 10 poena të IQ. Këta autorë të studimit thonë: Edhe pse variacioni i koeficientit të inteligjencës është i lidhur me peshën e lindjes brenda peshës normale të lindjes është shumë e vogël dhe e pavlefshme për individualë, rezultatet e marra janë shumë të rëndësishëm për nivelin e tërë popullatës.

 

| HOME | INFO | EMAIL | LINKS |
dodadent.com © 1997-2003