Kariesi i
dhëmbëve
Kariesi i dhëmbëve
paraqet një proces patologjik, i cili karakterizohet me prishjen e tërësisë
anatomike të dhëmbëve, i cili prek indet e forta të dhëmbit, duke filluar nga
sipërfaqja e deri në thellësi të koronës së dhëmbëve.
Kariesi prek smaltin dhe dentinën, por në qoftëse nuk mjekohet prek edhe pulpën
e dhëmbit.
Kariesi është një nga problemet më të rëndësishme në stomatologjinë bashkëkohore.
Në lindjen e kariesit ndikojnë faktorë të ndryshëm si ato klimaterike, tereni,
uji i pijshëm, mënyra e ushqyerjes.
Në lindjen e kariesit ndikon edhe mosha. Kariesi prek të gjitha moshat pa
përjashtim, por më i përhapur është në moshat e reja, në moshat 2 deri 3 vjeç ai
është i përhapur me 20-30%, kurse shifra maksimale arrin në moshat 8 deri 10
vjeç, kjo ndodh për faktin se në gojën e fëmijëve kemi dhëmbë të përzier (kemi
dhëmbë të qumshtit dhe dhëmbë të përhershëm).
Në lindjen e kariesit ndikojnë edhe faktorët lokalë si pështyma, cipat dhe guri
i dhëmbëve.
Kariesi më së shumti lokalizohet në dhëmballën e përhershme, ku në moshat 12
deri 13 vjeç ajo është e përhapur deri 60-70%.
Shenjat klinike të kariesit janë:
Ndryshimi i ngjyrës
Prishja e tërësisë anatomike (formimi i zgavrës)
Dhimbja e nxitur nga ngacmues të ndryshëm
Çrregullimi i funksionit (Funxio lesa)
