Këmbët e shkurtëra - rrezik
më i madh për shëndetin e zemrës

Gratë të cilat kanë këmbët më të shkurtëra se ato
me këmbë të gjata janë të predispozuara më shumë rrezikut ndaj sëmundjeve të
zemrës, pohojnë shkenctarët Britanez.
Shkenctarët nga Bristol University në studimin e bërë në të cilin kanë marrë
pjesë 4000 femra kanë analizuar gjatësinë e këmbëve sepse ata mendojnë se është
një tregues i mirë për ushqyeshmërinë dhe kualitetin e jetës në fëmijëri.
Është vërtetuar se në çdo 4.3 centimetra të gjatësisë së këmbës rreziku ndaj
sëmundjeve të zemrës është zvogluar për 16%.
Gjatësia e këmbëve tek femrat është ngusht e lidhur me rrezikun ndaj sëmundjeve
të zemrës, pasi ata kishin marrë parasysh edhe faktorët tjerë të rrzikut si
sasia e madhe e kolesterolit në gjak.
Këta shkenctarë besojnë se rezultatet e fituara mund të spjegojnë rolin negativ
të cilat kanë pirja e duhanit dhe kequshqyerja në rritje, si dhe në rrezikun e
sëmundjeve të zemrës.