Kombinim i rrezikshëm i
kafes dhe duhanit

Disa hulumtues nga Universiteti i Athinës pohojnë
se pirja e kombinuar e kafes dhe duhanit janë të rrezikshëm për shëndetin dhe
enët e gjakut.
Hulumtimi i tyre ka treguar se dëmi të cilat shkaktojnë këto gjatë konsumimit të
kombinuar është më i madh se sa të gjitha ato që i shkaktojnë veç e veç.
Ata besojnë se nëse konsumohen për një kohë të gjatë kafja dhe duhani mund të
sjellë deri te komplikime të shumta si rritjen e tensionit arterial, rrisin
rrezikun ndaj infarktit dhe shumë komplikime tjera.
Në konsumimin e kombinuar më së shumti janë të ndjeshëm personat e moshuar,
personat të cilat kanë tani më vetëm vuajnë nga tensioni i lartë.
Këtë veprim ata besojnë se vjen për shkak se ato ndikojnë në sistemin qendror
nervor dhe në disa hormone të cilat janë përgjegjës për funskionimin e zemrës
dhe enëve të gjakut.