
Mjeksia "pa gjak"

Reaksionet e padëshiruara gjatë transfuzionit, si
sëmundjet ngjitëse që barten nëpërmjet gjakut, kanë hapur një mënyrë të re të
mjekimit. Bëhet fjalë për operacionet pa transfuzion të gjakut. Mjeksia
bshkëkohore në gjak sheh tani shumë pak si në ilaç, dhe transfuzionin e gjakut e
sheh tani më si transplatim të organeve trupore. Reaksionet e padëshiruara gjatë
transfuzionit, si sëmundjet ngjitëse që barten nëpërmjet gjakut - kanë krijuar
një metodë të re kirurgjikale me një teknikë pa gjak e cila nëpër botë po
përdoret shumë shpesh gjatë operacioneve të ndryshme kirurgjikale.
Themelore për kirurgun është ruajtja e gjakut, të mos përdoret transfuzioni dhe
koncentrimi në operacion sa më preciz dhe të kujdesshëm me çka vjen edhe më pak
humbje të gjakut. Përveç kësaj, është obligative për metodat pa gjak të përdorin
aparaturën më moderne dhe një precizitet maksimal. Po të përmbushen këto
kriteriume, operacionet pa gjak do të bëhen më të sigurtë dhe me kosto më të
lira, dhe gjendja postoperative do të jetë më e shkurtë dhe më e shpejtë. Së
bashku me kirurgjinë pa gjak, janë krijuar edhe barëra për kontrollin
farmakologjik të gjakderdhjes, sedativë dhe teknika.
Nëpër vende të ndryshme të sëmurëve iu lejohet të zgjedhin metodat operative,
preparatet dhe teknikat e shërimit. Pacienti dhe mjeku së bashku vendosin mbi
metodat dhe mënyrat e shërimit.
Përhapja e madhe e Sidës dhe Hepatitit C kohën e fundit po i detyrojnë pacientat
që të zgjedhin operacionet pa gjak.
|