Çmimi Nobel 2004 për mjeksi
Aksel dhe Bak
Këto
ditë ka filluar dhënja e çmimeve Nobel në Stokholm, dhe se çmimin për mjeksi iu
dha Amerikanëve Richard Aksel dhe Lindi B. Bak.
Ata këtë çmim e morën për zbulimin e sistemit të nuhatjes, njohtoi kuvendi Nobel
nga instituti Karolina e cila jep këtë çmim prestigjioz. "Shija e nuhatjes kohë
të gjatë ka qenë një enigmë. Principet themelore të njohjes dhe mbajtjes në mend
rreth 10.000 aromave të ndryshme ishin të pa spjeguara" thuhet në këtë kumtesë.
Në këtë kumtesë ndër të tjerash thuhet se laureatët e çmimit Nobel të këtij viti
e kanë zgjedhur këtë problem me punë seriale me të cilën kanë spjeguar sistemin
olfaktorik se si funksionon" njohton AFP. Aksel dhe Bak kanë punuar së bashku në
zbulimet e tyre që nga viti 1991, pastaj kanë punuar ndaras. Eksperimentet i
kanë bërë tek minjtë të cilat kanë më shumë receptorë olfaktorik se sa njeriu.
Richard Aksel (58) është profesor në Universitetin Kolumbia në New York që nga
viti 1999. Linda Blak (57) punon që nga viti 2002 në repartin e shkencave
fundamentale në Qendrën për hulumtimin e kancerit "Fred Hatchinson" në Sijetëll.