|
|
 |
Përdorimi i duhanit tek
adoleshentët ndikon në tru

Ndryshimet e trurit të cilat
ndodhin gjatë adoleshencës do të thotë se adoleshentët të cilët përdorin cigaren
mund të lidhen shumë me cigare në krahasim me ata të cilët fillojnë të pijnë
duhan në moshë më të vjetër, vlerësojnë studimet më të reja të bëra me minj.
Studimete e më hershme kanë sugjeruar se të rinjët të cilët fillojnë të përdorin
cigaret në moshë të re kanë më shumë mundësi për të qenë duhangji të përjetshëm
dhe e kanë më të vështirë të lënë cigaren, tha Edward Levin, i cili udhëhoqi
studimet në Universitetin Mjekësorë të Durham-it në Karolinën Veriore, SHBA.
Eksperimentet që i veçojnë shkaktarët e mëhershëm nuk mund të aplikohen në
njerëz.
Por kur Levin dhe ekipi i tij i vendosën nikotinë minjëve, ata vërejtën se
minjët femra, me moshë pothuaj të njejtë me një vajzë rreth 14 vjeçare, morën dy
herë më shumë nikotinë se minjët më të vjetër.
Dhe kjo pangopësi shkakton pasoj më vonë kur të rriten.
"Rezultatet tregojnë se nikotina në vitet e hershme mund të lë pasoja të
përhershme në trurin e njeriut" "Truri vazdon të zhvillohet gjatë viteve të
adoleshencës. Përdorimi i hershëm i nikotinës mund të shkaktojë ndalesën
parakoshme të zhvillimit të mëtutjeshëm të trurit"-tha Levin.
Shumica e pirësve të duhanit marrin këtë zanat të keq gjatë viteve të tyre të
adoleshencës. Në SHBA 88% e duhangjinjëve ka filluar të përdorë duhanin para se
ti mbushin 18 vjet, edhe pse shitja e duhanit për këta njerëz është e ndaluar.
Ky ekip i shkenctarëve i jepi minjëve rreth 40 ditë të vjetër nikotinë. Të
tjerëve i kanë jepur pasi që i kanë mbushur rreth 70 ditë. Shkenstarët thanë se
minjët adoleshent konsumuan dy herë më shumë nikotinë se minjët 70 ditësh, por
ata vazhduan të konsumojnë dy herë më shumë edhe kur mbushën 70 ditë.
Përfundimi i grupit të Edward Levin është: "Duhet të ekzistojnë strategji të
ndryshme për ndalimin e pirjes së duhanit në moshë të hershme apo të vonshme".
|
|
|