Proteza dhe
Bakteret
Grumbullimet e ushqimit të
cilat hyjnë ndërmjet pjesëve plastike (metalta) të protezës, në qiellzë dhe
nofull apo në pjesët ndërmjet dhëmbëve nuk mund të largohen në mënyrë natyrale
me pështymë apo gjuhë.
Mos mirëmbajtja e higjienës shkakton grumbullim të baktereve në thellësi të
protezës ku edhe vie deri te era e keqe nga goja, grumbullim të gurëzave, pamje
të keqe (sidomos tek pirsit e duhanit) dhe në fund deri te inflamacioni i
gingivës (gingivitisi).
Tek protezat parciale duhet të kemi parasysh se mbetjet e ushqimit dhe bakteret
më së shumti grumbullohen në vendet rreth dhëmbëve të mbetur në gojë çka dhe
mund të shkaktojë gjakderdhje dhe inflamacion të tyre.
Pastrimi i rregullt i protezës (pas çdo ngrënje) është mbrojta kryesore nga
bakteret.
Këshillohet edhe pastrimi njëherë në javë i protezës për shkatërrimin e
baktereve me anë të tabletave apo pluhurit.