Si të lahen dhëmbët?
Përdorimi i florit

Hapat e para me PT
Proteza dhe bakteret
Higjiena e PT

Dhëmbë të ri apo....



Orari i punës:
8.00 - 20.00 

Higjienë dhe pastërti në ambient komodë


Afati i dorëzimit të punimeve protetike është 2-5 ditë, por në raste urgjente dhe me marrëveshje për 24 orë!

Proteza parciale "Valplast"

Valplast është material për proteza fleksibile i cili është ideal për proteza parciale dhe të njëanshme apo unilaterale. Materiali është najlon termo-plastik biokompatibil me veçori fizike dhe estetike shumë të mira.
Valplast mundëson pacientit pamje natyrale duke i faleminderuar materialit i cili ka ngjyrë i cili tërësisht përputhet me ngjyrën e gingivës dhe nuk posedon tela siç kemi parë në llojet tjera të protezave parciale.

Në cilat raste përdoret Valplast?
Valplast mund të përdoret në të gjitha rastet kur pacientit duhet të mbajë protezë parciale. Praktikisht Valplast që është e padukshme, e bën këtë prodhim ideal edhe për rastet kur pacienti nuk mund t'i nënshtrohet implatimit apo punimeve fikse, por që kërkon dhe estetikë.

Çfarë mënyre për marrjen e masës duhet?
Për protezën Valplast nuk duhet asnjë prepërgaditje të dhëmbit, as indeve të buta gjegjësisht kockës. E preferueshme është që vetëm njëherë të merret masa e saktë me alginat. Materjalet tjera në përgjithësi shumë bëjnë presion mbi indet e buta, çka rezulton në adaptim me protezën një kohë të gjatë.

Valplast për herë të parë në Europë është sjellë në vitin 1953, kurse në Amerikë me 1954. Është zhvilluar nga Master Touch Dental Laboratories, e cila më 1958 shëndrroeht në Valplast corporation.. Momentalisht shitet në 30 vende të botës.

 

 

| HOME | INFO | EMAIL | LINKS |
dodadent.com © 1997-2003