Pulpitet
Janë
inflamacione të pulpës, që kanë etiologji të ndryshme.
Në shumicën e rasteve ato janë pasojë e procesit karioz në dhëmbin që mbetet i
pamjekuar.
Në zgavrën e formuar kemi grumbullim të mikrobeve të ndryshme, të cilat me
veprimatrinë e tyre shkatërruese çojnë deri te hapja e kanalzave dentinare, ku
ngacmjonë pulpën me anë të toksinave bakteriale duke shkatërruar plotësisht
pangesën dentinare dhe duke u futur në pulpë.

Pulpitet mund
të jenë:
Akute
Pulpit akut seroz i pjesshëm (Pulpitis Acuta Partialis)
Pulpit akut seroz tërësor (Pulpitis Acuta Totalis)
Pulpit akut qelbëzues (Pulpitis Acuta Purulenta)
Kronike
Pulpit kronik ulçeroz (Pulpitis Chronica Ulcerosa)
Pulpit kronik hipertrofik (Pulpitits Chronica Hypertrofica)
Pulpit gangrenoz (Pulpitis Chronica Gangrenosa)
Si shkaqe tjera mund të jenë të shkaqe të përgjithshme dhe lokale.
Shkaqet
lokale janë traumatike, fizike, termike dhe kimike, kurse ato përgjithshme
janë ato raste kur pulpiti zhvillohet në dhëmbë intakt (dmth korona e tyre nuk
është e prekur dhe e dëmtuar). Në këto raste pulpiti është rjedhojë e ndikimit
të mikrobeve me anë të gjakut.

Dhimbja
është shenja e rëndësishme e cila shoqëron të gjitha llojet e pulpiteve akute
duke filluar nga hiperemia pulpare.
Është pikërisht dhimbja e cila detyton pacientët të paraqiten tek mjeku.
Kjo dhimbje është pa shkak dhe ka një kohëzgjatje të ndryshme, dhe është
rjedhojë e rritjes së shtypjes në dhomën pulpare.