
Roli i ushqimit në
preventivën e sëmundjeve malinje

Frika nga sëmundja e kancerit është njëra ndër
frikat më të mëdha të njeriut. Ajo çka është karakteristike për këtë sëmundje
është se frika nga sëmundja është e njejtë me frikën nga shërimi.
Me rezultatet
diskutabile të terapisë, duhet të merremi dhe me efektet negative që len kjo terapi në
organizëm.
Instituti Amerikan për hulumtimin e kancerit, National Cancer Institute, në
vitin 2003 ka dhënë raporte të shumta, ku shumica e tyre shkruan për rolin e
ushqimit që ka në preventivën e kësaj sëmundje të rrezikshme. Konsumi dhe
largimi i ushqimeve të caktuara mund të luaj një rol të caktuar dhe të
rëndësishëm.
Sipas disa raporteve, ushqyerja e keqe mund të lidhet me 60% të rasteve me
kancer.
Nga ana tjetër, ushqyerja me rregull mund të ndikojë në preventivë në 20-50% të
rasteve.
Ushqyerje e keqe nënkuptohet konsumimi i tepërt i ushqimeve me
prejardhje shtazore, yndyrërat, qumshti dhe produktet e tij me përqindje të
lartë të yndyrës, kurse ato me prejardhje bimore konsiderohen si të shëndetshme
për njeriun, çka i bëjnë të vlefshme vitaminat, mineralet dhe fitokemikaljet që
gjenden në to. Kohëve të fundit po studiohen shumë ndikimet e konsumimit të
ushqimeve të veçanta si dhe komponenteve të tyre, në rritjen apo zvoglimin e
rrezikut ndaj llojeve të caktuara të kancerit.
Në universitetin e Utah është
studiuar lidhja në mes të marrjes së tepërt e karotenit dhe kancerit në zorrë.
Sipas tyre, Lutein, por jo dhe karotenoidet tjera, mund të luaj një rol të
rëndësishëm në preventivën e kancerit të zorrëve. |