Rrezet infra të kuqe kundër
kariesit

Në dhëmbin e ndriçuar me dritë ifra të kuqe me
rreze valore prej 1310 nm shumë lehtë mund të diagnostifikohet kariesi në stadet
e hershme. Sa më herët të identifikohet dëmtimi i indit dhëmbor aq më lehtë
shmanget kariesi. Disa shkenctarë nga Universiteti i Kalifornisë në San
Francisko theksojnë se e ashtuquajtura teknika infra e kuqe transiluminative ka
përparësi nga teknikat të cilat sot përdoren në diagnostifikimin e kariesit, siç
është inçizimi rentgenologjik klasik.
Ata kanë treguar se drita infra e kuqe ka treguar shumë qartë pjesën e dhëmbit i
cili po prishet. Duke testuar dhëmbët ata kanë arritur të qartësojnë kontrastet
e indit të shëndoshë dhe vendeve të dëmtuara në dhëmb. Kvshtu rrezet infra të
kuqe mubd t'i zëvendësojnë rrezet rentgen, të cilat deri tani janë përdorur në
hulumtime, njohton revista Optics Express. "Përparësia e kësaj metode jep një
kontrast më të mirë gjatë identifikimit të jershëm të kariesit" tha Daniel
Fried, nga universiteti i Kalifornisë në San Francisko.
Stomatologu nuk mund me sy të shohë pikat e dobëta në shtresën e jashtme të
dhëmbit, dhe shenjat e para të kariesit janë të qarta me ndihmën e nxehtësisë.
Llampa e re e diagnostifikimit pvrbëhet prej dritës halogjene, përçuesit
fleksibil të dritës dhe filterat polarizues të cilët gjatë ndriçimit të dhëmbit
rrisin kontrastin në mes të pjesës së dobët të dhëmbit dhe indit të shëndoshë.
Kjo metodë ende nuk është testuar në pacientë. Në provat e para Fried dhe
kolegët e tij kanë marrë disa dhëmbë të shvndoshë dhe i kanë "inkektuar" me
pluhur të hidroksiapatitit. Ky pluhur duket si dëmtim i dhëmbit dhe reagon njejt
në dritën infra të kuqe.
Rezulatet e para janë optimiste për përdorimin e kvsaj metode në stade të
ndryshme në dëmtimin e dhëmbëve.