Si të lahen dhëmbët?
Përdorimi i florit

Hapat e para me PT
Proteza dhe bakteret
Higjiena e PT

Dhëmbë të ri apo....



Orari i punës:
8.00 - 20.00 

Higjienë dhe pastërti në ambient komodë


Afati i dorëzimit të punimeve protetike është 2-5 ditë, por në raste urgjente dhe me marrëveshje për 24 orë!

Çka janë sëmundjet e paradontit?


Fjala "paradont" do të thotë "rreth dhëmbit". Bëhet fjalë për infeksion bakteriologjik të cilat shkatrrojnë fibrat dhe kockën përreth, ku këto e mbajnë dhëmbin në gojën tuaj. Këto sëmundje nëse nuk shërohen mund të sjellin edhe deri te humbja e plotë e dhëmbit.

Shkaktarët e sëmundjes:

Pirja e duhanit
Me siguri e dini se pirja e duhanit lidhet me shumë sëmundje serioze, siç janë karcinomat, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, por edhe me shumë probleme tjera shëndetsore. Ajo që me siguri nuk e dini është se pirsit e duhanit janë shumë më të predispozuar për shfaqjen e sëmundjeve të parodontit. Më sakt, sipas zbulimeve të fundit tregohet se pirja e duhanit është njëri ndër faktorët kryesor për shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve të parodontit.

Shtazania dhe puberteti
Pastrimi çdo ditë i dhëmbëve, ushqim i shëndetshëm, dhe aktivitetet sportive janë të domosdoshme për mbajtjen e formës tuaj. Megjithatë, në një periudhë të caktuar duhet të kushtohet një kujdes më të madh mbi shëndetin. Gjatë pubertetit, menopuzës, shtatzanisë në trup vjen deri te ndryshimi i hormoneve, të cilat mund të ndokijnë në inde të ndryshme, si dhe në gingiva ku gingivat mund të bëhen shumë të ndjeshme .

Stresi
Stresi është i lidhur me shumë gjendje serioze, si tensioni i lartë, karcime, dhe shumë probleme tjera. Stresi është njëri ndër faktorët kryesor në shfaqjen e sëmundjeve të parodontit. Hulumtimet tregojnë se stresi mund të dobsojë organizmin në luftë kundër infeksioneve.

Barërat
Disa barëra, si p.sh, kontraceptivët oral, antidepresivët, dhe disa barëra për sëmundjet e zemrës mund të ndikojnë në shëndetin oral. Patjetër njohtoni stomatologun për të gjitha barërat që i përdorni.

Clenchingg dhe grinding
A ju ka thënë dikush se natën i kërcitni dhëmbët? A i shtrëngoni dhëmbët gjatë zgjidhjes së ndonjë problemi tuaj, apo gjatë provimit? Kërcitja apo shtrengimi i dhëmbëve jep një forcë të madhe në indet që e rrethojnë dhëmbin dhe kështu përshpejtoni dëmtimin e indeve parodontale.

Diabetes
Nëse keni sëmundjen e diabetesit (sëmundjen e sheqerit) jeni të predispozuar për infeksione dhe sëmundje të parodontit. Sipas American Diabetes Associoation gati 16 milionë Amerikanë vuajnë nga Diabetes, mirëpo gjysma e tyre nuk kanë diagnozën e caktuar të kësaj sëmundje.

Ushqimi i dobët dhe i njëllojshëm
Ushqimi i varfër me përbërsit kryesor mund të rrezikojë sistemin imunitar të organizmit dhe kështu të vështirësojë luftën e organizmit kundër infeksioneve. Kur bëhet fjalë për sëmundjet e parodontit, fjala është për infeksionet serioze, dhe ushqimi jo i rregullt mund të keqësojë gjendjen e gingivave.

Sëmundjet tjera sistematike
Infeksionet e gojës mund të ndokojnë në shëndetin tuaj në përgjithës. Sëmundjet e parodontit mund të jenë një faktor i rrezikut ndaj sëmundjeve të sistemit kardio-vaskular, infarktit, kontrollin glikemik tek diabetikët, lindjes parakohe dhe lindjes së fëmijëve me peshë të vogël.

Ekzistojnë disa lloje të sëmundjeve të paradontit:

Gingivitis
Është forma më e lehtë e sëmundjes së parodontit. Gingivat gjakosen lehtë dhe janë të skuqura. Shpejtë shërohet me terapi profesionale dhe higjienë të mirë dhe të përditshme.

Paradontitis i lehtë
Nëse gingivitis nuk shërohet, si forma më e lehtë e sëmundjeve të parodontit, atherë mund të zhvillohet dhe parodontitis. Në fazën fillestare vjen deri te shkatrrimi i kockës dhe indeve rreth dhëmbit.

Paradontitis i mesëm dhe i rëndë
Deri te kjo sëmundje vjen nëse nuk shërohen dy fazat e mëhershme, gingivitis dhe parodontitis i lehtë. Kjo është forma më e rëndë me të cilën vjen deri te humbja e kockës dhe indeve përreth.

Paradontitis juvenil
Paraqitet tek adoleshentët, dhe karakterizohet me humbje të shpejtë të kockës rreth dhëmbëve të përhershëm. Karakterizohet me grumbullim të madh të pllakës bakteriale dhe gurzave. Rreth dhëmbit mund të krijohen xhepa parodontal. Nëse nuk fillohet shërimi menjëherë mund të vie deri te humbja e kockës dhe dhëmbëve.

 
| HOME | INFO | EMAIL | LINKS |
dodadent.com © 1997-2003