Përcjellje e shërimit të
pacientit nëpërjmet SMS-it

Në Itali është krijuar sistemi i SMS mesazheve i
cili mundëson përcjelljen e shërimit të pacientit pa kërkuar vizitë të
mjekut.
Sistemin të cilin e kanë krijuar ekspertët nga kompania e telekomunikacionit
Reply-planeT dhe mjekët nga "Instituto Nazionale Tumori" nga Milano bazohet në
pyetjet e shkurtëra të cilat dërgohen në telefonat mobil të pacientave.
Përgjigjet nga pyetjet e shtruara të dërguara me SMS, sipas këtyre ekspertëve,
do të mundësojnë mjekëve të zbulojnë çfarëdo ndryshime në shëndetin e pacientit
dhe njëherit kursejnë edhe shumë kohë.
Pyetjet dedikohen në simptomet e pacientit si humbje në peshë, vështirësi me
frymëmarje apo gjum, dhe përgjigjet mund të gjenden në web faqe të sigurtë e
cila mundëson mjekëve një shikim të shpejtë të shëndetit të pacientit.
Përmbajtja e 10 pyetjeve deri tani janë testuar në shendetin e 97 pacientave të
sëmurë me kancer.