Si të lahen dhëmbët?
Përdorimi i florit

Hapat e para me PT
Proteza dhe bakteret
Higjiena e PT

Dhëmbë të ri apo....



Orari i punës:
8.00 - 20.00 

Higjienë dhe pastërti në ambient komodë


Afati i dorëzimit të punimeve protetike është 2-5 ditë, por në raste urgjente dhe me marrëveshje për 24 orë!

 

Shikimi i TV në moshën fëminore zvoglon koncentrimin


Nëse fëmijët në moshën prej 1 deri 3 vjet shikojnë program televiziv, është përqindje e madhe që ata të kenë problem me koncentrimin në moshën prej 7 viteve.

Këto janë rezultate të një hulumtimi të publikuara në revistën "Pediatrics", të cilën e pubikon Akademia Amerikane e Pediatrisë.
Këto hulumtime janë bërë në 2500 fëmijë dhe tregon se dëmet e shikimi të tepërt të TV-së, mund të jenë edhe mungesa e koncentrimit.
Fëmijët me moshë prej një viti kishin shikuar TV mesatarisht rreth 2.2 orë TV program në ditë kurse fëmijët trevjeçar kishi shikuar mesatarisht rreth 3.6 orë në ditë.
Disa fëmijë kishin qëndruar edhe rreth 12 orë para ekraneve televizive.
Frederick Zimmerman, njëri nga autorët e këtij hulumtimi, thotë se është e pamundur të vërtetohet se sa kohë e qëndrimit para TV në ditë mund të lërë pasoja. "Çdo orë do të thotë rrezik" tha ai.
Në SHBA rreth 3 deri 5 % e fëmijëve është vërejtur zvoglim të koncentrimit, vështirësi në organizim dhe sjellje impulsive. Këto çrregullime është vështirë të vërehen në moshat më të reja se 7 vite.
Autorët theksojnë se hulumtimi ka disa kufizime të caktuara pasi të dhënat e kohës së qëndrimit para TV i kanë shënuar prindërit. Përveç kësaj nuk mund të vërtetohet se a kanë pasur ndonjë çrregullim në koncentrim të cilët i kanë sjelë deri te ajo që ata të shikojnë shumë TV.

| HOME | INFO | EMAIL | LINKS |
dodadent.com © 1997-2004