
Si funksionon trupi gjatë
ditës?

Koha më e mirë për mësim -
memoria në top formë është në mëngjes. Mirëpo, gjithçka që keni mësuar gjatë
kësaj kohe, duhet që ta përsërisni pas dreke nëse dëshironi të i kujtoni edhe
pas një jave.
Koha për ushtrime - ushtrimet duhet të rezervohen pasdite, sepse
asgjë nuk do të përfitoni nga ngritja e peshave në mëngjes, sado që të mundoheni.
Darka e shijshme - asnjëherë mos rezervoni darkën në restoran në orët e vona,
sepse shqisat e shijes dhe nuhatjes funksionojnë më së miri në mes orëve 17 dhe
19.
Gëzuar! - duhet t'i shmangeni veseve që në orët e vona të zbrazni
frigoriferin, sepse lukthi natën punon më pak.
Gjumi - lodhemi në mes orëve 13 dhe 14. "minipauzat" natyrore të organizmit janë
rreth 9 dhe 15. Nuk është e çuditshme kur fleni në autobus gjatë kthimit nga
puna.
Pastrimi dhëmbëve - gjatë ditës gjëndrat e brendshme në gojë
tajojnë tretje alkaline e cila shkatrron bakterjet. Mirëpo, ajo nuk prodhohet në
mesnatë dhe rreth orës 6. Për këtë, mos harroni t'i pastroni dhëmbët para se të
fleni.
Koha është për të fjetur - këshillohet të shkohet në krevat para
mesnatës, pasi qelizat e lëkurës regjenerohen në mes orës 23 dhe 11 (vetëm nëse
flejmë). Ndërsa thonjtë dhe flokët rriten më shpejtë në mes orës 16 dhe 18. |