Si të lahen
dhëmbët?

Armik i përbashkët i
dhëmbit dhe gingivave është "pllak". Pllak është shtresë ngjitëse,pa ngjyrë e
cila formohet ne sipërfaqen e dhëmbit.
Është shtresë ideale për zhvillimin e bakterjeve të cilat me toksinat e tyre
veprojnë në dhëmbë dhe në gingive,duke shkaktuar karijesin, inflamacion te
gingivave dhe paradontopati.
Larja e rregullt e dhëmbëve me furç largon “pllak”-un dhe mbeturinat e ushqimit
nga ana e brendshme dhe jashtme e sipërfaqës së dhëmbit.
Fijet e furçës duhet të drejtohen nën këndin 45 shkallë në mishrat e dhëmbëve
dhe të bëhen pak lëvizje rrotulluese duke mbajtur pak a shumë në një vend, e
cila mundëson në mënyre të gjatë fijet e jashtme të largojnë “pllak“ brenda
gingivës dhe ndërmjet dhëmbëve. Në secilin dhëmb të mbahet rreth 10 sekonda.


Me përdorimin e
furçës pastrohen vetëm 3 anët e dhëmbit nga 5 sa janë.Për atë arsye dy anët (ndërmjet
dhëmbëve) kërkojnë kujdes të veçant që të eliminohet grumbullimi I “pllak”- ës
dhe I ushqimit. Duke u bazuar se kariesi dhe sëmundjet e gingivës fillojnë në
këto vende,filli dentar (fije pambuku) duhet të përdoret çdo ditë.

Solucionet për shplarje është
gjeja ideale si shtesë e furçës dhe fillit dentar.Ka rol të dyfisht - ngadalson
zhillimin e ”pllak”-es dhe ndihmon për parandalimin e karijesit.

Ruani dhëmbët
e shëndoshë