Stomatologët
frigohen nga pacientat e infektuar me sidë
Një hulumtim të cilin e ka bërë BBC
tregon se shumë stomatologë refuzojnë të shërojnë njerzit të infektuar me
virusin HIV, edhe atherë kur nuk ekziston rreziku nga infektimi me virusin.
Në këtë hulumtim është vërtetuar se 7 nga 30 stomatologë në të cilën u anketuan,
refuzuan të shërojnë pacientat me HIV, edhe pse gjatë procedurës kishte siguri
të lartë, e cila siguron një mbrojtje gjatë kontrollimit.
Këta shkenctarë paralajmërojnë se vazhdimi i kësaj mënyre të trajtimit të
personave të infektuar me HIV do t'i shtyej ata që të mos tregojnë se janë të
sëmurë nga Sida, çka do të ishte një rrezik i madh për stomatologët të cilët
pastaj nuk do të mbrohen në mënyrë adekuate
