
Çfarë duhet të dijmë mbi tretjen e frutave?
Sistemi trupor duhet pandërprerë të pastrohet nga
materjet toksike të cilat grumbullohen në trup.
Mënyra më efikase që të bëhet ky
pastrim është konsumimi i ushqimeve që kanë përbërje të lartë të ujit. Frutet
kanë përqindje më të madhe të ujit nga të gjitha ushqimet tjera. Në çdo frut ka
rreth 80-90% ujë, dhe të gjitha vitaminat, mineralet, karbohidratet, aminoacidet
që janë të nevojshme për organizmin e njeriut. Nëse frutet konsumohen me rregull,
asgjë nuk mund të krahasohet me pasurinë e tyre.
Gjithçka që konsumon trupi i
njeriut, ajo do të tretet dhe shëndrrohet në glukozë, fruktozë, glicerinë,
aminoacide dhe acide yndyrore. Truri mund të funksionojë vetëm me glukozë (sheqer).
Dhe glukoza në trup janë frutat. Tretja, apsorbimi dhe asimilimi kërkon një
energji minimale që të tretet ushqimi tjetër. Ushqimet tjera duhet që të kalojë
një orë e gjysmë deri katër orë që të tretet në lukth, dhe atë në vartësi nga
kombinimi i ushqimit të ngrënë. Sa të jetë ushqimi më pak i koncentruar dhe mirë
i kombinuar, aq më pak kohë nevojitet që ai të qëndrojë në lukth.

|