Ushiqmi natën nuk të trash?!

Ngrënja e ushqimit natën nuk të trash, pohojnë
shkenctarët Amerikan, të cilët kanë zhvilluar teste në 47 majmuna femra.
Këta shkenctarë nga Universiteti i Oregonit, kanë zhvilluar eksperimente, duke i
ushqyer majmunët në kohë të ndryshme, zakonisht natën dhe orët e vona. Ata kanë
treguar se nuk ekziston asnjë lidhje në mes të kohës, ushqimit dhe trashjes.
"Gjithmonë na kanë folur të mos hamë në orët e vona sepse do të trashemi, edhe
pse nuk kishte baza shkencore për një thënje të tillë" thotë Xhudi Kamerun, e
cila deri te ky zbulim ka ardhë me kolegët e saj.
"Gjatë hulumtimit që kemi bërë, ne kemi shenuar kohën se kur kanë ngrënë
majmunët. Disa prej tyre kanë ngrënë vetëm natën dhe orët e vona, dhe ne kemi
vërtetuar se nuk ekziston asnjë lidhje në mes të kohës së konzumimit dhe
trashjes", tha ajo.
Najxhel Denbi nga shoqata e dijabetikëve thotë: gjëja kryesore është se një
kalori është një kalori, pa marrë parasysh se në çfarë kohe e merrni atë,
organizmi juaj nuk mund ta dijë se sa është ora. Është me rëndësi çka dhe sa
hani ju, e jo se në çfarë kohe hani, natën apo ditën" tha Denbi.