|
|
 |
Ushtrimet fizike sigurojnë një shërim më të
shpejtë nga depresioni
Ushtrimet fizike kanë një efekt më të shpejtë dhe më efikas se barërat
antidepresive te pacientat me një depresivitet më të rëndë. Rezultate pozitive
janë shenuar në një eksperiment që u zhvillua në shtatë femra dhe pesë meshkuj,
të një moshe mesatare prej 49 vite, me depresivitet episodik, të cilat
mesatarisht zgjasin nëntë muaj, që janë të dijagnostifikuara me revizionin
statistik dhe diagnostik (Diagnostic and Statistical Manual Revision IV).
Tek 10 pacienta barërat antidepresive nuk kishin efekt në shërimin e simptomeve.
Në studimet që kishte bërë Dr Fernando Dimeo dhe bashkpuntorët nga lëmia e
Mjeksisë Sportive në Frie Universitetin e Berlinit (Department of Sports
Medicine, Freie University of Berlin, Germany), 12 pacienta iu nënshtruan ecjes
nëpër "shiritin lëvizës" për 30 minuta, çdo ditë, edhe atë 10 ditë rresht.
Treningu përmbante 3 minuta ecje intenzive të shoqëruar me ecje të ngadaltë.
Intenziteti i treningut shpejtohej në vartësi nga qëndrushemëria e punës së
zemrës së pacientit.
Pesha e depresionit matej në fillim dhe në fund të programit. Pacientat
gjithashtu tregonin për disponimin e tyre në fillim, në mes dhe në fund të
tretmanit dhjetë ditor, duke përdorur shkallën e Hamiltonit për rezultimin e
depresionit (Hamilton Rating Scale for Depression).
Pas 10 ditëve, 6 pacientë ishin shumë më pak depresiv, duke përfshirë edhe pesë
të tjerë tek të cilët antidepresivët nuk kishin kurrfarë efekte. Tek 2 pacientë
kishin një përmirësim të pakt, kurse tek 4 nuk kishte kurrfarë ndryshimi.
Gjeneralisht, simptomet objektive ishin zvogluar për një të tretën kurse ato
subjektive për 25%.
Gjashtë pacientë kishin kërkuar vazhdim të programit.
Dr Dimeo dhe bashkëpunëtorët theksuan se ky program ka dhënë rezultate pozitive
tek pacientat për një kohë të shkurtë. "Duke marrë parasysh se barërat
antidepresive kanë një periudhë latence prej 2 deri 4 javë, rezultatet e
arritura me këtë program tregojnë për mundësinë e pregaditjes klinike, deri tani
të pamundur me një tretman farmakologjik. Një numër i konsiderueshëm nuk tregon
përmirësim edhe me doza optimale të barërave të dhëna dhe për këta pacienta ky
trening do të paraqesë një opcion të një terapie të sigurt. Do të theksoj se 5
nga 10 pacientë te të cilët nuk kishin efekt barërat, ushtrimet treguan se janë
përmirësuar simptomet e pacientave, dhe të gjithë ata theksuan se ky tretman
është i përshtatshëm për një përmirësim për gjendjen e tyre.

|
|
|